I lindur invalid i kategorisë së parë, kerkesa e Alekander Lekes nga fshati Mërqi i Lezhës për një karroce elektrike që të shkonte në shkollë u bë realitet.Me shqetësimin e 38-vjeçarit pas apelit në Star Plus Televizion, u bashkuan qytetar të shumtë të cilët u ofruan për ta ndihmuar.Njëri prej tyre ishte Ardjan Kaçi një shqiptar nga Vau Dejsi që jeton në Londer.Ai udhetoi nga Britania e Madhe dhe i solli karrocen elektrike invalidit, i cili menjëherë nisi shkollen të cilen e kishtë ndërprere për shkak të mungeses së mjetit për të lëvizuar.

Teksa falenderon të gjithë ata që e ndihmuan, Aleksander Lekaj thotë se ndjehet mjaft mire që kërkesa e tij u plotësua, pasi pavarësisht vështiresive përfundimi i arsimit 9-vjeçar është një ënderr e tij.

Aleksander Lekaj është nxënës i klases së 8 në shkollen 9-vjeçare “Nënë Tereza” të qytetit të Lezhës dhe krahas emigrantit nga Londra, po i vinë në ndihmë dhe përsona të tjere të cilët i kanë siguruar një karroce të dytë por po kontribojnë edhe në vlera monetare.

Artikulli paraprakSHKODËR, ARRESTOHET 1 SHTETAS DHE PROCEDOHEN 2 TË TJERË PËR VEPRA TË NDRYSHME PENALE
Artikulli tjetërTURIZMI ETNO-KULTUROR NË MIRDITË