Pak ditë më parë Star Plus publikoi rastin e invalidit Gjergj Çuni të cilit Komisioni Epror për Punë në Tiranë i ka hequr kempin.

Opinioni i gjërë publik është senzibilizuar me rastin në fjalë.

Një emigrant shqiptar me banim në Gjermani pasi ka parë kronikën e transmetuar ka reaguar menjëherë pranë redaksisë së Star Plus.

Duke mos dashur që të bëjë public identitetin, ai ka dhuruar për familjen Cuni një shumë prej 1500 eurosh. Për këtë familje dhe për vetë Gjergjin kjo është një ditë shprese.

Gjergji i bën thirrje institucioneve përgjegjëse që ta marrin në konsideratë rastin dhe të bëjnë rivlerësimin e gjendjes fizike në mënyrë që ti mundësohet përfshirja në kempin e invaliditetit i cili i është hequr pa të drejtë.

Familja prej 4 anëtarësh jeton me kempin e vajzës së sëmurë ndërsa prej 3 muajsh Komisioni Epror i Caktimit për Punë në Tiranë ka vendosur që ti heqë Gjergjit kempin duke e vlerësuar si të aftë për punë.

Përveç vështirësisë ekonomike dhe pamundësisë shëndetësore për të punuar, detyrohet të paguaj deri në qindarkën e fundit çdo mjekim.

 

Artikulli paraprakSHKODËR, KORSITË E BIÇIKLETAVE VETËM NJË ËNDËRR
Artikulli tjetërZJARRET, XHAÇKA: AUTORËT DO TË NDËSHKOHEN