Një ditë më parë “Star Plus” publikoi rastin e familjes Palina ku kryefamiljarja ndodhet e paralizuar prej 8 muajsh ndërsa 3 pjestarët e tjerë të familjes janë të sëmurë mendor.

Menjëherë pas kronikës organizata “Eko Mendje” pjesë e shoqërisë civile u angazhua duke dërguar një sasi të konsiderueshme me ushqime në këtë familje.

Pasi kanë parë gjendjen fizike të së moshuares dhe kushtet e rënduara në këtë shtëpi, drejtuesit e organizatës premtuan se pas pak ditësh do të jenë sërish në familjen Palina.

Kësaj nisme pritet që ti bashkohet edhe “Fundjavë Ndryshe” për të parë mundësinë e ofrimit të një banese tjetër në mënyrë që kjo familje të mos jetojë më me qera.

Basha ka edhe një apel për të gjithë qytetarët dhe institucionet përgjegjësë sic janë shërbimi social për ti krijuar lehtësira familjeve në nevojë.

Për të ndihmuar këtë familje janë treguar të gatshëm edhe qytetarë të ndryshëm të cilët kanë kontaktuar pranë redaksisë së “Star Plus”, ku njëri prej tyre me banim në itali thotë se ofron banesën e tij pa qera në Durrës.

Pavarësisht mundësive për të lëvizur nga njëri-qytet në tjetrin mjafton humanizimi që tregojnë qytetarët e ndryshëm.

 

Artikulli paraprakURA E KIRIT-MJEDË, VIJOJNË INTENSIVISHT PUNIMET
Artikulli tjetërPD DHE LSI PADI PENALE NDAJ EDI RAMËS