Star Plus ka patur në vëmendje pak ditë më parë rastin e familjes Ademi në Trush të cilës iu dogj banesa si pasojë e një shkëndije elektrike.

Dy ditë më parë ishte një emigrant nga Anglia i cili dërgoi 1000 euro për këtë familje e përbërë nga 5 anëtarë.

Ndërsa ditën e sotme punonjës të OSHEE në Shkodër grumbulluan një shumë të konsiderueshme parash dhe ia dhuruan kësaj familje. Ishte pikërisht zyra e shërbimit numër 4 punonjësit e së cilës pasi kanë parë kronikën në Star Plus janë sensibilizuar me rastin në fjalë.

Kryefamiljari Besnik Ademi shprehu një falenderim të vecantë për të gjithë personat që u treguan të gatshëm per ta ndihmuar.

Familja Ademi përbëhet nga 5 anëtarëë dhe kushtet në të cilat ajo jeton janë të rënda. Me tre fëmijë cifti Ademi i siguron të ardhurat vetëm nga 2 krerë lopë që kanë.

Banesa e cila iu përfshi nga flakët dy javë më parë kërkon një ndërhyrje të plotë si brenda ashtu edhe në pjesën e jashtme.

Artikulli paraprakPROTESTA E OPOZITËS, BASHA: SOVRANI LARGON QEVERINË
Artikulli tjetërSHKODËR,NIS RIPARIMI I URËS SË BAHÇALLEKUT