Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda lë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së parë për Klement Balilin.Mbetet në fuqi dënimi me 10 vite burg.
Gjykata e Krimeve të Rënda e dënoi Klement Balilin me 10 vite burg, pasi e shpalli atë fajtor për katër akuza të ngritura nga Prokuroria.
Balili u deklarua fajtor për pastrim parash dhe u dënua me 5 vite burg; ai u deklarua fajtor për fshehje të pasurisë dhe dënimin me 6 muaj dhe deklarimin fajtor për grup kriminal dhe dënimin me 5 vite burg.
Në total Prokuroria kërkoi 18 vite burg, por gjykata vendosi përfundimisht dënimin e tij me 15 vite burg, dënim ky që i ulet në 10 vite pasi Klement Balili kërkoi gjykim të shkurtuar.