Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar pas apelit të ambasadës amerikane në Tiranë,

që u bëri thirrje ish-deputetëve opozitarë të distancohen nga aktet e dhunshme në protestën e nesërme dhe të lënë pjesën e tjetër të bëjë punën e saj, teksa i cilësoi sërish legjitime zgjedhjet e 2017.

Pas takimit me ministrin e Jashtëm të Çekisë, Basha u shpreh se nuk komenton deklaratat e ambasadave, por kishte një sugjerim që të mos bëhen palë me asnjë parti politike.

“Kemi gjetur një mbështetës të fuqishëm të rrugëtimit europian të Shqipërisë, që pengohet nga krimi dhe korrupsioni, ndaj përpjekja jonë, jo thjeshtë për të larguar një regjim,

por për të çliruar Shqipërinë përmes një pakti kombëtar me të majtë dhe të djathtë. Ky pakt ka nisur tani rrugëtimin jo vetëm përmes protestave, por edhe përfshirjes së elitës intelektuale.

Apeli i SHBA-së? Unë nuk komentoj asnjëherë deklaratat e ambasadave. Por meqë më pyesni kam një sugjerim, nuk iu kërkoj që të jenë palë me parti politike, por me vlerat e demokracisë, të luftës kundër krimit dhe shit blerjes së votës.

Protesta e nesërme do të jetë një tjetër rast për shqiptarët për t’u bashkuar dhe për të ngritur zërin. Do të hyjë në histori si një nga protestat më të mëdha. Duke hapur derën për në Europë do të rikthejmë mundësi për liri dhe mirëqenie” tha Basha.

Artikulli paraprakGJYKATA LIRON NGA QELIA SIMPATIZANTIN E PD-SË NË FIER
Artikulli tjetërSTUDIMI I AGJENCISË SË KOMBEVE TË BASHKUARA: GRATË NË POLITIKË 2019, SHQIPËRIA E 4 NË BOTË