Ditëlindja e 5-të për të miturin e familjes Seferi që jeton në hyrje të unazës perëndimore të qytetit të Shkodrës ka qenë e gëzueshme për familjarët.

Pas apelit të bërë në Star Plus para 1 muaji, dhjetëra qytetarë kanë dhënë kontribute financiare për të operuar 5 vjeçarin. Pamundësitë ekonomikë kanë penguar familjen Sefeëri që të kryejë operacionin për kurimin e 5 vjeçarit kohë më parë. Pas thirrjes për ndihmë, dhjetëra qytetarët të Shkodrës si dhe shqiptarë që jetojnë jashtë vendi u sensibilizuan duke kontribuuar në shumën prej 50 mijë lekësh të reja që nevojiteshin për operacionin. Fatmirësisht, ndërhyrja kirurgjikale ka rezultuar e suksesshme dhe 5-vjeçari gëzon shëndet të plotë.

Artikulli paraprak“LIBRA” HAP SHTËPINË NË SHKODËR
Artikulli tjetërDËMTIMI I VAZHDUESHËM I PEDONALES TEK URA E BUNËS