Ish kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ka reaguar pas vendimit të Apelit për vulën e Partisë Demokratike. Në një postim në rrjetet sociale, Topalli shkruan se nga sot kryetarët e Partive i cakton kryeministri Edi Rama përmes gjykatave të tij. Sipas saj ndaj gjykatës ka pasur një presion të madh dhe provokim nga ana e maxhorancës.

‘Nga sot, kryetaret e partive i cakton Kryetari i Qeverise permes vendimeve te Gjykatave te tij. Vendimi i sotem eshte vendimi me i Zi politik , i marre nen petkun e drejtesise, i ngjashem ne thelb me vendimin e gjykates ne vitin 1946, qe vendosi pushkatimin deputeteve te opozites. Presioni i pushtetit mbi Gjykaten edhe brenda salles eshte provokimi me i rende i nje opozite qe perpiqet te ruaj pluralizmin ne kushte shume komplekse.

Nga Sot , opoziten e emeron qeveria . Praktikisht, sot sistemi i pluralizmit eshte ne udhekryqin e vet me te rrezikshem. Dhuna brutale e vendimit te cmendur te tre gjykatesve qafe perkulur ka vene ne pikepyetje cdo gje qe kemi arritur ne keta 3 dekada. Vendimi ne fakt ishte paralajmeruar nga pushteti ne qeveri dhe Parlament, per turpin e tyre e te atyre qe marrin persiper keta veprime qe mund te cojne ne peplasje te pakontrolluara te njerezve. Nga sot , pluralizmi shqiptar rrezikon ekzistencen.’- shkruan Topalli.

Artikulli paraprakVENDIMI I APELIT PËR VULËN E PD, REAGON ALIBEAJ
Artikulli tjetërBERISHA RIKTHEHET NË SELI DHE NIS MBLEDHJEN ME DYER TË MBYLLURA, ÇFARË PO NDODH NË PD