Komisioni i apelit ka rrëzuar ankimimin e kandidates për rektore Arjeta Troshani në universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”.
Apeli pas vendimeve të komisionit institucional zgjedhor dhe ankimimeve ka marrë edhe vendimet përkatëse brenda aftit 10 ditor. Kryetari i komisionit të Apelit Roland Ilia tregon mbi vendimet që janë marrë duke konfirmuar si rektor Adem Bekteshin. Kush ka pretendime mbi këto vendime të apelit në garën për universitetin mund t’i drejtohet gjykatës. Marrja e vendimeve nga apeli për pretendimet e ngritura në 13 ankimime nuk ka qenë e lehtë dhe është shoqëruar edhe me debate. 4 vendimet më të rëndësishme janë rrëzimi i kërkesës të kandidates për rektore Arjeta Troshani, pranimi pjesërisht i ankimimit të Florian Bjankut në fakultetin e drejtësisë duke i dhënë të drejtë që të jetë në senat, rrëzimi i kërkesës të kandidatit për dekan tek biokimia Rrok Smajli si dhe do rihidhet shorti për senat tek kandidatët që janë tek biokimia. Vendimet e tjera të KIZ nuk kanë lëvizur dhe tashmë drejtuesit e rinj të universitetit do vijojnë punën pas garës që u zhvillua.