Apeli shpall të pafajshëm ish-kreun e INUK

 

Gjykata e Apelit ka shpallur të pafajshëm ish-kreun e Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Zyhdi Dajti. Ai u akuzua dhe u mor i pandehur nga Prokuroria për “shpërdorim detyre”, akuzë për të cilën u kërkua 1 vit burg. Pas vendimit të pafajësisë, ish-kreu i INUK tha se do të padisë penalisht pronarin e ndërtesës që bëri kallëzimin ndaj tij. Dajti u akuzua nga Prokuroria se kishte prishur në kundërshtim me ligjin një vilë në një resort turistik në Golem të Kavajës dhe për këtë kishte kërkuar dënimin e tij me një vit burg. Gjykata argumentoi se fakti penal për këtë çështje nuk ekziston. Por gjatë shqyrtimit gjyqësor, gjykatësi Altin Abdiu arriti në konkluzionin se Dajti nuk ka konsumuar ansjë vepër penale gjatë ushtrimit të detyrës së tij. Por duket se ish-kreu i INUK nuk është mjaftuar me vendimin e pafajësisë, por deklaroi pas vendimit se do të ngrejë padi penale ndaj pronarit të objektit që e paditi atë për ndërhyrje të paligjshme.

Artikulli paraprakRUSËT KTHEHEN NË PASHALIMAN, ERDHËN SI GAZETARË U DËBUAN SI SPIUNË
Artikulli tjetërKATËR KATEGORITË E POLICISË QË PËRFITOJNË SIGURIM TË VEÇANTË SHËNDETËSOR