Apeli ul dënimet për ‘Shqiponjat e Zeza’, 12 vite burg për drejtuesin

Gjykata e Apelit të Vicenza-s në Itali ka ulur dënimet për disa nga pjesëtarët e bandës së njohur si “Shqiponjat e Zeza” dhe të udhëhequr nga Emanuel Demaj, për të cilin gjykata dha një dënim prej 12 vite e 10 muaj burgim. Dënimet e dhëna nga Gjykata e Apelit Rreth 60 vite burgim është dënimi në total që kanë marrë dje pjesëtarët e bandës së shqiptarëve të akuzuar për disa vjedhje, grabitje dhe zhvatje. Për kokën e bandës, 32-vjeçarin Emanuel Demaj, i cili është në qeli prej kohësh, gjykata ka dhënë dënimin me 12 e 10 muaj burgim. Në gjykatën e shkallës së parë të Vicenza-s në mars të vitit të shkuar, ai ishte dënuar me 16 vite e 4 muaj burg. Bektash Qerimi, 33 vjeç, është dënuar me 12 vite e 7 muaj burgim, nga 13 vite e 3 muaj, që kishte marrë në shkallën e parë. Edmond Arra, 28 vjeç, është dënuar me 12 vite e 5 muaj burgim, nga 13 vite e 1 muaj, që kishte marrë në shkallën e parë. Ermir Mashkulli, 40 vjeç, është dënuar me 1 vit e 6 muaj burgim, nga 3 vite, që kishte marrë në shkallën e parë. Xhemal Boni, 38 vjeç, është dënuar me 10 vite e 1 muaj burgim, nga 11 vite e 9 muaj, që kishte marrë në shkallën e parë. Akuza se ata kanë formuar një organizatë kriminale të udhëhequr nga Demiraj, është hedhur poshtë nga gjykata dhe kështu kanë përfituar ulje të dënimit prej 20 muajsh secil. Ndërkohë, Apeli ka konfirmuar dënimet për: Lorenzo Zanandrea 45-vjeç, 5 vite e 1 muaj burgim. Eglantina Kandarxhi, 45 vjeçe është vlerësuar fajtore për zhvatje dhe është dënuar me 3 vite e 4 muaj burgim.

Artikulli paraprakTRANJERI I KOSOVES ,KONFERENCE PER SHTYP PARA NDESHJES ME ISLANDEN
Artikulli tjetërNDESHJA ITALI-SHQIPËRI, ARBËRESHËT MBËSHTESIN KOMBËTAREN KUQ E ZI