Gjykata e Apelit e Shkodrës vendos lirimin e 7 kuksianëve të arrestuar, 4 mbeten në burg.Vendimi u komunikua ne  oren 15: 12.

Gjykata e Apelit vendosi masën e sigurisë “Detyrim me paraqitje” për 7 kuksianë të arrestuar pas protestës në rrugën e Kombit.U lanë në burg:Elton Cengu, 39 vjeç, banues në Kukës,Florin Onuzi, 35 vjeç, banues në fshatin Nangë, Kukës,Vasil Laçi, 31 vjeç, banues në Kukës dhe Xhevahir Gashi.

Lirohen nen masen e sigurise detyrim me paraqitje:Shpëtim Toda;Shkëlqim Vata;Ervis Ruçi;Rasim Onuzi;Abdi Haziri;Edmond Matmuja

“Ky ishte turp e maskaradë” tha deputeti i PD-së, Bardh Spahia- “Revoltë mbarëpopullore nga Shkodra në Sarandë”

Deputeti Edmodn Spaho u shpreh: Do vazhdojmë betejën për të liruar edhe të 4 kuksianëve të tjerë. Ata mbahen në burg padrejtësisht

Ndërkohë vendimi nuk u prit mirë nga protestuesit e vendosur para gjykatës. Gjatë këtij momenti pati dhe tymuese.

Familjarë dhe dhjetra qytetarë të tjerë të mbledhur para Gjykatës së Apelit e kanë përcjellë me hedhje kapsollash pritjen e marrjes së vendimit nga trupi gjykues për 11 të arrestuarit.

Avokati, Altin Goxhaj, deklaroi se janë shkelur procedurat ligjore për arrestimin e protestuesve të 31 marsit në Rrugën e Kombit.

Goxhaj: Puna është të shpallen të pavlefshme procedurat e ndalimit, vendimi i gjykatës së shkallës së parë që i bëri të vlefshme ato procedura. Do ketë drejtësi në Shqipëri apo jo? Ky ëShtë akti i parë i varrosjes së fillimit të përballjes së gjykatave me urdhrat e qeverisë.

Nëse nuk shpallet i pavlefshëm urdhri i prokurorisë dhe më pas i gjykatës për ta certifikuar atë për mënyrën si janë rrëmbyer njerëzit gjatë natës në shtëpi, në shtëpi sot ësHtë data e fillimit të diktaturës

Gjyqi u bë për katër kioska, që tha 7 milion euro ai i madhi. Sipas ligjit dikush që kryen një vepër në kushtet e detyrimit, që i shkatërron atij pronën dhe dëmi që bën është më i vogël se ai që po mbron dhe nuk ka asnjë alternativë tjetër, nuk ka përgjegjësi për veprën penale.

Deputetja e LSI-së, Nora Malaj, për Ora News tha se është shpresëplotë në një vendim të drejtë nga gjyqësori.

Nora Malaj: Besoj që vendimmarrja e rezultatit përfundimtar të jetë pozitiv.Të 11 opo ti shikosh janë qytetarë të thjeshtë. Ky është një gjykim që duhet parë si nevojë e domosdoshme për tu dhënë mundësinë.Shteti është tërhequr.

Nëse gjykimi do bëhet i drejtë atëherë dhe vlerësimi i gjithë komunitetit do të jetë në pozitivitetin e zgjidhjes së problemit.Duhet të ketë reflektim të fortë dhe besoj shumë që e drejta të fitojë.

Artikulli paraprak“ME CILËSITË QË KËMI MUND TË ECIM PËRPARA”
Artikulli tjetërGJYQTARI I SHQIPËRISË NË STRASBURG, JA KUSH JANË 17 KANDIDATËT