Një grup studentësh kanë marrë iniciativën për të krijuar një aplikacion për të ua lehtësuar procesin e shkollimit, fëmijëve të verbër dhe me të parë të dëmtuar.
Ky grup studentësh të përkrahura nga Laboratori i Kosovës për inovacion gjatë këtij viti do të realizojnë aplikacionin “Audio learning methods” apo në shqip “Audio, Lexo, Mëso”.
Ky aplikacion do të përmbajë libra me zë të cilat do të jenë në shërbim të nxënëseve të verbër dhe me të parë të dëmtuar të klasave para fillor dhe klasa e parë.
Qëllimi i këtyre studentëve është që të mundojnë edukimin apo qasjen gjithëpërfshirëse në arsim të rregullt. Ky aplikacion pritet që t’i vijë në ndihmë një numri të lartë fëmijësh të verbër dhe me shikim të dëmtuar në Kosovës, Shqipëri por edhe më gjërë.
Ndërkohë policia holandeze arrestoi një 22 vjeçar, i cili dyshohet se ka shitur 12 miliardë fjalëkalime dhe kode aksesi të vjedhura në internet. “Të dhënat mund të jenë shkarkuar kundrejt pagesës”, deklaroi policia në qytetin Arnhem.
Policia nuk komentoi për llojin e saktë të të dhënave dhe nuk përshkroi se kush u prek nga kjo situatë, duke theksuar se hetimet janë ende në vazhdim. Hetuesit holandezë bashkëpunuan më autoritetet gjermane, amerikane dhe britanike.