“Caj mali” është aplikacioni që shkarkohet gratis e që ndihmon shqiptarët e të gjithë shtetasit e huaj të marrin nënshtetësinë italiane.
Ky aplikacion i realizuar në shkurt të 2018, është një ide inovative e shqiptarit Ermir Lushnjari i cili prej vitit 1999 jeton në Itali, ku ka mbërritur si emigrant klandestin në bordin e një gomone të nisur nga Shqipëria.
Burokracia e hasur në marrjen e nënshteshtetësisë italiane ka shtyrë Ermirin të ideoj përdorimin e një aplikacioni që me thjeshtësinë si të përgatitësh një caj mali, t’u vi në ndihmë dhe gratis të gjithë shqiptarëve e emigrantëve të huaj të marrin nënshtetësinë italiane.
Aplikacioni “Caj mali” , deri më sot është përdoruar nga 10 mijë klientë nga 80 kombësi të ndryshme. Me 4 funksione kryesore aplikacioni ndihmon në:
1- marrjen e informacionit mbi normativën e duhur për pajisjen me nënshtetësinë italiane;
2-përgatitjen e dokumentacionit për dorëzimin e praktikës së nënshtetësisë;
3-ndjekjen hap pas hapi të praktikës;
4-asistencë ligjore në rastin e problemeve për marrjen e saj.
Emigrantët shqiptarë renditen në vendet e para të emigrantëve që marrin çdo vit nënshtetësinë italiane. Çdo vit përllogaritet të jenë mestarisht rreth 30 mijë shqiptarë që marrin nënshtetësinë italianë.