Rreth 41 mijë maturantët, të cilët do të aplikojnë për të ndjekur studimet e larta në universitete publike dhe ato jopublike, më parë duhet të shkarkojnë nga portali i Agjencisë Kombëtare të Provimeve një faturë me anë të së cilës duhet të paguajnë në banka të nivelit të dytë 2000 lekë.
Më pas, këtë mandat pagese kandidatët duhet ta paraqesin në drejtorinë e shkollës ku kanë mbaruar maturën me qëllim që t’u përllogaritet mesatarja. Ky veprim mund te kryhet që tani, ndërkohë që duke nisur nga data 29 korrik kandidatët do të mund të aplikojnë online edhe nëse janë duke pushuar jashtë Shqipërisë, mjafton të respektojnë datën e përcaktuar në kalendar në qarkun e tyre . Aplikimi nis në datën 1 gusht me Tiranën për të përfunduar më 10 gusht me Qarkun e Kukësit . Në portal mund të aplikojne për në universitet vetëm maturantët që kanë mesataren mbi 6. Ndërkohë që kandidatët me mesatare nën 6 mund të aplkojnë për programe mësimore profesionale.