Rradhët e gjata në sportelin e vetëm për aplikimin e pasaportave vazhdon të jetë një kaos , kamera e Star Plus shkoi sërsisht ditën e sotme për të parë nëse kishte lehtësime apo jo ,situata vazhdon të mbetet e njëjtë . Të gjithë qytetarët shprehen të indinjuar nga vonesat e paarsye të personelit të këtij shërbimi ,ata shprehen se një sportel është pak për kërkesat e mëdha që janë në aplikimin për pasaportë .

Sic është cituar edhe një ditë më parë aty nuk rrepsektohet rradha madje ka nga ata që thonë që po I dhe lekë futesh pa pritur fare në rradhë. Në këto ditë përvëluese të stinës së verës dihet që fluksi I emigrantëve është I madh sidomos për aplikimin për pasaportë, por ajo që është tepër zhgënjyese për të gjithë ne është fakti se shërbimi nuk është fare pranë nivelit të duhur.

Artikulli paraprakRADHË NË PIKËN KUFITARE TË MURIQANIT
Artikulli tjetërFLAMUJT ELEKTORAL, PREZENT EDHE PAS 1 MUAJI