Shumë nga kompanitë e mëdha të teknologjisë janë në mesin e markave më të vlefshme në botë, thuhet sipas një raporti të ri nga kompania Interbrand. Apple, Google, Microsoft dhe IBM vazhdojnë të jenë në krye të tabelës për të pestin vit radhazi, dhe me këtë e shfaqin edhe më tej ndikimin e tyre teknologjik në skenën globale. Apple dhe Google mbeten në krye edhe në vitin 2015, pasi markat e tyre kanë performuar mjaft mirë me kalimin e viteve.

Ky është viti i tretë me radhë, ku këto dy kompani kanë qenë në pozitën e parë dhe të dytë, respektivisht. Jo vetëm që është rritur vlera e markave të tyre, por produktet e tyre luajnë një rol të madh në jetën tonë secilën ditë (p.sh. iPhone, Android, Chrome, iPad, Siri, etj). Firma të tjera të teknologjisë në listë përfshijnë Microsoft (# 4), IBM (# 5), Samsung (# 7), Amazon (# 10), Intel (# 14), Cisco (# 15), Oracle (# 16), dhe HP (# 18), Facebook (# 23), eBay (# 32), PayPal (# 97), dhe Lenovo (# 100).

Artikulli paraprakVLLAZNIA, DERVISHI: FSHF DO VERIFIKOJË FUSHËN “RESHIT RUSI”
Artikulli tjetërRASTI RUZHDI DHE OPERACIONI I POLICISE SE SHTETIT