Gjigandi i celularëve Apple po shqyrton mënyrat se si iPhone dhe iPads mund të karikohen me valë Wi-Fi, pa u dashur të përdorin karikuesin me prizë.

Kjo mënyrë mund të realizohet duke përdorur sinjalin e emetuar nga frekuenca si Wi-Fi. Ky lajm i kësaj kompanie ka ngjallur shpresën për t’i dhënë fund lidhjes fizike me anë të një kablli apo me një pajisje të lëvizshme që të ndihmon ta karikosh telefonin kudo ku shkon. Apple do të rifuqizojë pajisjet e saj duke përdorur frekuencat elektromagnetike, që përçojnë energji midis 2 pajisjeve, mjafton vetëm që objektet të jenë në një afërsi të caktuar

. Ngarkimi pa tel me rreze të gjatë nuk është një koncept i ri për Apple, pasi kompania ka punuar në mënyra të ndryshme për ta arritur atë për disa vite.

Artikulli paraprakVAZHDOJNË SHKARKIMET NË POLICINË E SHTETIT, ÇAKO LARGON KREUN E POLICISË SHKENCORE
Artikulli tjetërSOZIA E MESSIT SHFAQET DHE NË IRAN, KANË NJË NGJASHMËRI TË PABESUESHME