epa07053430 A customer tests the new iPhone XS Max in the Apple Store in Moscow, Russia, 28 September 2018. Apple introduced the new iPhone models on 12 September 2018. Media reports state that the popularity of new iPhone models in Russia has fallen compared to the iPhone X released in 2017. EPA/SERGEI ILNITSKY

Bashkimi Evropian ka njoftuar se do të urdhërojë futjen e karikuesve universal për telefonat celularë.

“Konsumatorët evropianë kanë qenë prej kohësh të frustruar që kanë ngarkues të papajtueshëm në sirtarët e tyre. Ne i kemi dhënë industrisë më shumë se kohë të mjaftueshme për të dalë me zgjidhjet e veta, por tani është koha për të futur masa legjislative për karikuesit e përbashkët”, tha Margarete Westanger, Shefe e teknologjisë së BE-së. Ajo shtoi se kjo është një fitore e rëndësishme për përdoruesit dhe mjedisin, në përputhje me aspiratat e gjelbra dhe dixhitale.

Sipas Komisionit Evropian, rreth 2.8 miliardë euro në vit shpenzohen për blerjen e ngarkuesve shtesë, të cilët nuk dorëzohen së bashku me pajisjen. Zyrtarët evropianë kanë bërë përpjekje në të kaluarën për të detyruar industrinë të standardizojë karikuesit.

Por Apple nuk është e kënaqur me idenë e karikuesve unikë

Apple tashmë ka reaguar ndaj ndryshimeve të reja, duke thënë se është e shqetësuar që rregulloret strikte që kërkojnë vetëm një lloj karikuesi do të dekurajojnë inovacionin, i cili përfundimisht do të dëmtojë konsumatorët.

Artikulli paraprakPORTUGALIA, SHTETI ME SHKALLËN MË TË LARTË TË VAKSINIMIT ANTI-COVID-19 NË BOTË
Artikulli tjetërELON MUSK I JEP FUND MARTESËS ME KËNGËTAREN E MUZIKËS ELEKTRONIKE