Risitë nga gjiganti i teknologjisë amerikane të smarfonëve Apple nuk kanë të mbaruar. Dy lajme interesante vijnë nga përtej oqeanit, lançimi i aparatit të ri celular në shtator dhe planet e kompanisë për të hyrë në tregun e automjeteve.

 

Apple do të ofrojë modelin e vet të makinave në pesë vitet e ardhshme, sipas një analisti që deri tani ka parashikuar me saktësi zhvillimin dhe lansimin e produkteve të reja të Apple.

 

Një nga investimet e ardhshme të kompanisë nga Kupertino do të jetë “Apple Car”, sipas Ming-Chi Kuo, analist i teknologjisë, mendimi i të cilit në botën e IT është shumë i respektuar. Kuo, i cili është duke punuar për Letrat me Vlerë TF International, pret që “Apple Car” të shfaqet në mes të viteve 2023 dhe 2025, dhe që do të sjellë një revolucion në tregun e makinave ashtu siç bëri kur iPhone u shfaq më 2007.

 

Nga ana tjetër, Apple duket se është në telashe me smartfonët e rinj. Në vjeshtë do të zbulohen modele të reja të iPhonëve. Por, në kompani ka dyshime se si t’i emërojnë modelet e reja. Ka pasur shumë raporte për madhësinë e ekranit, karakteristikat dhe teknologjinë që do të kenë tre telefonat, por kompania ende s’ka marrë vendim final se si do t’i quaj.

 

A do të jetë iPhone 9, 10Y, 11 apo një emërtim i ri, kompania është duke menduar ende për këtë. Madje thuhet se mes bordit ka ende mospërshtatje në mendime. Një opsion tjetër është që Brenda këtij viti të hidhen të treja modelet. Smartfoni i funditi i prezantuar nga kompania është iPhone X, në shtatorin e vitit të kaluar

Artikulli paraprakLEKA “PARAQITJA E VAJZAVE NË CHAMPIONS DINJITOZE”
Artikulli tjetërLEZHË, FESTOHET DITA E SHTEGTARËVE