Pas të drejtës së votës, Arabia Saudite avancon në një tjetër stad sa i takon garantimit të të drejtave të grave.
Mbreti Salman ka dhënë një urdhër që i lejon gratë që të hyjnë në zyrat qeveritare pa marrë leje më parë nga bashkëshorti apo “tutori” mashkull. Aktivistët e të drejtave të njeriut, pohojnë që urdhri i paraprin mes të tjerash edhe të dejtave të grave për të pasur një punë, të arsimohen apo të kryejnë procedura të zakonshme mjekësore, pa qenë e nevojshme që të marrin pëlqimin e burrit apo partnerit të tyre. Në Mbretërinë Saudite, që është një vend konservator, një grua, nëse nuk është e shoqëruar nga një mashkull nuk mund të dalë e vetme nga shtëpia dhe as nuk mund të përdorë mjetet publike, apo të drejtojë një makinë.