Të gjithë qytetarët shqiptarë që dëshirojnë të vizitojnë Arabinë Saudite për arsye turistike, mund të aplikojnë për një vizë elektronike ose vizë me mbërritjen në një nga pikat hyrëse të Arabisë Saudite.
Shqipëria është përfshirë në listën e vendeve në Grupin A, informoi sot ministria e Jashtme e Shqipërisë përmes një postimi në facebook.
Kushdo të vizitojë Arabinë Saudite mund të aplikojë online.