Kanë përfunduar 45 minutat e para të ndeshjes miqësore mes Shqipërisë dhe Arabisë Saudite.
Në Abu Dhabi, vendasit po fitojnë 1-0, falë një goli të realizuar me penallti. 11-metërshi është shkaktuar nga Enea Bitri, ndërsa autori i golit është Saleh Alshehri. Kujtojmë që ky takim nuk transmetohet nga asnjë ekran televiziv.
Formacioni zyrtar:
Shqipëria: Kastrati, Gurishta, Bitri, Turkaj, Marku, Mala, Deliu, Muçolli, Hadroj, Cikalleshi, Xhixha