Arba Kokalari, e cila jeton në Stokholm të Suedisë, është shqiptarja e parë që siguron një vend në Parlamentin Europian. Politikania e re është pjesë e partisë së moderuar, e cila fitoi 17.6 për qind të votave, duke marrë kështu 4 eurodeputetë, mes të cilëve edhe Kokalarin. Deputetja që përfaqëson Suedinë në Parlamentin Europian është mbesa e intelektuales, disidentes dhe atdhetares së njohur Musine Kokalari.

“Unë kam hyrë në parlamentin evropian! Faleminderit për të gjithë ata që kanë luftuar për mua!” shkruan deputetja më e re e Parlamentit Europian, Arba Kokalari në “Facebook” pas daljes së rezultateve.
Por kush është ajo?

Arba Kokalari lindi në Tiranë më 27 nëntor 1986 dhe është mbesa e Musine Kokalarit së diplomuar në “La Sapienza” të Romës në vitin 1941, por që u dënua dhe internua më vonë nga regjimi komunist i Enver Hoxhës në Shqipëri dhe vdiq në 1983.Arba Kokalari u largua nga Shqipëria ndërsa në vitet e fundit ishte mjaft aktive në partinë e saj ku udhëhoqi rininë dhe departamentin e Kulturës në qytetin e Stokholmit.

Pas fitores së arritur 32-vjeçarja shqiptare ka marrë shumë urime nga shqiptarët në mbarë botën, por edhe politikanët në Tiranë. Pati mjaft kandidatë shqiptarë në zgjedhjet europiane këtë vit. Ata përfaqësuan Belgjikën, Greqinë, Italinë dhe Suedinë, e ishte pikërisht kjo e fundit që nxori edhe fituesen e vetme.Suksesit të saj i është gëzuar presidenti Ilir Meta dhe kreu i opozitës Lulzim Basha, të cilët kanë shprehur urimet e tyre në facebook.

Artikulli paraprakSHKODËR, PD DO MBAJË ZGJEDHJET PËR NËNKRYETAR DEGE
Artikulli tjetërNË PERIFERI TË SHKODRËS UJI I NDOTUR