Arben Ahmetaj është betuar sot në Presidencë përpara kreut të shtetit Ilir Meta, si ministër i Shtetit për Rindërtimin.

Pas ekzekutimit të himnit kombëtar dhe leximit të dekretit përkatës, Ministri i Shtetit për Rindërtimin, duke vendosur dorën mbi Kushtetutën e Shqipërisë, u betua: “Betohem në nderin tim, se do të zbatoj me përpikmëri Kushtetutën dhe ligjet, si dhe do të kryej me përgjegjësi detyrën shumë të rëndësishme që më është besuar, të anëtarit të Këshillit të Ministrave!”.

Më pas Presidenti i Republikës, Ilir Meta, duke i dorëzuar dekretin, i uroi ministrit Ahmetaj suksese në këtë detyrë shumë të rëndësishme.

Artikulli paraprakKONFIRMOHET NË DETYRË, GJYQTARI I APELIT NË SHKODËR
Artikulli tjetërSPAK NISI ZYRTARISHT PUNËN, DREJTUESI: KOHA E LLAFEVE MBAROI, TANI FILLON PUNA!