40% e nxënësve që përfundojnë studimet në shkollën industriale “Arben Broci” në Shkodër bëhen pjesë e tregut të punës pas diplomimit kryesisht si të vetpunësuar në biznese të vogla.

Këtë fakt e ka bërë të ditur drejtori I kësaj shkolle Zamir Laçej I cili tregon se niveli I punësimit të ish-maturantëve bëhet përmes sistemit të gjurmimit nga Njësia Kombëtare e Punëimit.

Një numër I konsiderueshëm I nxënësve falë formimit që marrin në këtë shkollë arrijnë të punësohen edhe në shtetet fqinje në profilet e dëshiruara.

Çdo fund 4-vjeçari, në shkollën “Arben Broci” diplomohen më shumë se 140 nxënës, ku ato me rezultatet më të larta kanë mundësinë e punësimit në bizneset ku kanë zhvilluar praktikën mësimore por jo vetëm.

Artikulli paraprakSHKODËR, DITA BOTËRORE E VIKTIMAVE TË TRAFIKUT RRUGOR
Artikulli tjetërSHKODËR, TREGU I BAGËTIVE PO I PLOTËSON KUSHTET