Punimet e nisura prej dy vitesh për ndërtimin e godinës së re në shkollën Industriale “Arben Broci”, ku do të pozicionohen laboratoret, kanë përfunduar.
Godina ka marrë një tjetër pamje nga ajo që ka qenë më parë. Së shpejti pritet që gjithcka të jetë gati që nxënësit të pozicionohen në ndërtesën e re .
5040 metra katorë është e gjithë ndërtesa me një vlerë investimi prej 128 milionë lekë që Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë kanë akorduar.
Godina do jetë e hapur gjatë gjithë ditës, në dispozicion të studentëve.
Kati i parë do të shërbejë për zhvillimin e praktikave mësimore nga nxënësit e shkollës dhe më gjerë, ndërsa në katin e 2-të do të jenë klasat e studimit.