Përgjegjësi i zyrës së arsimit në bashkinë Shkodër Ludovik Vuka sqaron se ndërtesa e re në shkollën e mesme profesionale “Arben Broci” është financuar nga fondet e bashkimit europian IPA dhe se ky investim është kaluar vetëm përmes ministrisë së arsimit. Vuka shprehet se bashkia Shkodër nuk ka qenë pjesë në këtë mes dhe se nuk mban përgjegjësi për çarjet në mure.

Në dorëzim godinën e ka marrë vetë firma që ka kryer punimet, tregon Vuka bashkë me ministrinë e arsimit duke disponuar edhe këtë çertefikatë të firmosur nga vetë ata.Më pas shprehet Vuka bashkisë Shkodër i është kërkuar leja e përdorimit që ka të bëjë vetëm vënien në funksion të objektit, çka nënkupton lidhjet hidraulike apo elektrike.Ndërtesa e re në shkollën “Arben Broci” ka probleme sepse muret kanë plasaritje të mëdha për të cilat askush nuk mban përgjegjësi dhe institucionet me radhë kanë firmosur çdo shkresë pavarësisht punimeve jashtë standarteve.

Artikulli paraprakRAMA: LE TA MARRIN VESH TË GJITHË KUSH ËSHTË KOKA E DROGËS
Artikulli tjetërPS SHKODËR, DITMIR BUSHATI: TË SHIHET RAPORTI ME LSI PËR PUNËSIMIN