Mengjesin e se premtes eshte veshtiresuar situata e përmbytjeve në fshatin Obot pasi moti i keq nuk lejon lëvizjen e mjeteve lundruese.

I pyetur ne lidhje me situaten, Administratori i Njesise Administrative Ana e Malit, Arben Ceni thote se banoret prej tre ditesh jane te braktisur dhe duhen varka me te larta per te siguruar levizjen.

Ceni eshte pergjigjur edhe ne lidhje me viziten e Ministres se Mbrojtjes Olta Xhaçka ne kete zone, te cilen e quajti nje show politik.

Sa i takon reagimit te Kryeministrit Rama ne Facebook pasditen e se enjtes per situaten ne Shkoder, Ceni tha se ky reagim ishte qesharak dhe nese Rama braktis Shkodren atehere te marrim autonomine.

“Shkodra nje Katalonje, kemi resurse mjaftueshem, Rama te merret me Osumin dhe Vjosen“-u shpreh administratori Ceni.

 

Artikulli paraprakKULT – SKENDER KRAJA
Artikulli tjetërBUSHATI E XHAÇKA NË DAJÇ, PËRBALLEN ME DEPUTETIN GURAKUQI