Në ceremoninë e 26 vjetorit të shoqatës Labëria, janë vlerësuar personalitete që kanë kontribuar për vendin. Në prezencën e personaliteteve të Shqipërisë dhe Kosovës është theksuar rëndësia ruajtjes së traditës dhe virtyteve të vendit. Kryetari i shoqatës Labëria, Ago Nezha, ka vlerësuar me çmimin Nderi i Labërisë, Arben Malaj.

Malaj: Dekoratat jepen për atë që ke bërë, në fakt në shoqatën Labëria ka diçka që është gjithmonë me bisht në bejtet tona, ky vlerësim jepet për atë që duhet të bësh. Unë jam i bindur që të gjithë së bashku mund të bëjmë më shumë për ta promovuar Labërinë jo vetëm si pjesë gjeografike e Shqipërisë.

Po ashtu dhe Dritan Leli ka marrë nderimin e Labërisë. Leli: Më mësoi me virtyte, me idealizëm për ti shërbyer vendit tim, atdheut tim dhe mbi të gjitha Vlorës sime. Me medaljen e mirënjohjes është vlerësuar Labëri Luzha dhe Albert Zholi.

Të pranishmit janë përshëndetur nga artistët e mirënjohur shqiptarë Margarita Xhepa, Mirush Kabashi dhe Bujar Asqeriu.

Artikulli paraprakSHTËPIA E BARDHË SYNON TË NDRYSHOJË SISTEMIN AKTUAL TË EMIGRIMIT DREJT SHBA-SË
Artikulli tjetërMOTI I KEQ NË KUKËS, RRËSHQITJE DHERASH E MUNGESË ENERGJIE