Ish-ministri i Financave, Arben Malaj ka deklaruar sot se mund të rikthehet në të ardhmen në politikë.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Malaj tha se këto vite janë bërë hapa mbrapa për lirinë në parti. “Debatet partiake nuk e dëmtojnë qeverisjen e një vendi. Këto vite kemi bërë hapa mbrapa për sa i përket lirisë në parti. Në PS po mundohen të mbyllin debatet e brendshme. Në të ardhmen mund të rikthehem në politikë, jo vetëm nëpërmjet PS”, ka thënë Malaj. Për sa i përket çështjeve ekonomike, Malaj tha se për rritjen e ulët ekonomike kanë ndikuar disa faktorë, një prej tyre rënia e remitancave. “Shqipëria ka eksperienca negative për koncesionet. Taksa-paguesit shqiptarë po paguajnë për koncesionet. Rritja ekonomike për 2016, parashikimet jo optimiste”, tha Malaj. Malaj ishte një nga pjesëtarët e lëvizjes LMN brenda PS-së, sëbashku me Kastriot Islamin, Andis Harasanin dhe Ben Blushit. Tashmë në PS është vetëm Ben Blushi, i cili ka deklaruar se do të garojë përballë Ramës, ndonëse statuti nuk e lejon zhvillimin e një gare.

Star Plus TV

Artikulli paraprakKOSOVË, THAÇI PUBLIKON LOGON ZYRTARE TË FESTIMEVE PËR PËRVJETORIN E PAVARËSISË
Artikulli tjetërFINALET E KUPES SE BASKETBOLLIT DO TE ZHVILLOHEN NE SHKODER