Ish- ministri i Financave Arben Malaj nga Shkodra gjatë një takimi me student e pedagogë të fakultetit të ekonomisë deklaroi se tashmë do të përballet vetëm në gjykatë me 28 deputetët e partisë socialiste të cilët kanë firmosur peticionin për shkarkimin e tij nga bordi drejtues i Bankës së Shqipërisë.
Më tej eksperi i ekonomisë Arben Malaj tha se tërmeti ka ndikim të krizës ekonomike në vend dhe sipas tij qeveria duhet të menaxhojë mirë situatën post-termetit dhe most ë presë lëmoshë nga donatorët e huaj.
Malaj ka edhe një mesazh për partitë politike dhe liderat e tyre të cilët sipas tij, edhe në situatën e tërmetit ndoqën kulturën e vjetër atë të ndarjes dhe jo bashkimit
Me propozim të kryeministrit Edi Rama, Këshilli i Ministrave pak ditë më parëe pezulloi Arben Malajn nga detyra anëtarin e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, me
argumentin se gjatë vitit 2018 deri në korrik 2019 kishte pasur dalje konstante në media duke bërë deklarata politike që nuk i shërbejnë publikut dhe në kundërshtim me kompetencat që ka një anëtarë i Këshillit.