“Serbët dhe arbrit, simbioza e tyre në mesjetë”, i albanologut të njohur kroat Milan Sufflay është përkthyer në gjuhën shqipe për të tretën herë. Këtë radhë përkthyesi është Arben Ndreca i cili tregon se Milan Sufflay përdori në librin “Serbët dhe arbrit” arkivat e Dubrovnikut dhe Venedikut…

Studuesi Gjovalin Çuni shprehet se libri “Serbët dhe Arbrit” i albanologut Sufflay i tregon serbëve se kush janë shqiptarët. Mikel Pllumaj, famullitar i Gurit të Zi në Shkodër thotë se Milan Sufflay është njeriu i arkivave i cili certifikoi për herë të parë historinë mbi prejardhjen tonë përmes të dhënave të sakta historike të kohës ilire.

Milan Sufflay ka qenë politikan, historian dhe një etnograf shumë i mirë. Sufflay qe ndër themeluesit e Albanologjisë. Duke shfrytëzuar arkivat dhe të dhënat të sakta historike shkroi disa libra për serbët dhe shqiptarët ndërsa në vitin 1925 solli botimin “Serbët dhe Arbrit” duke qenë një risi si dhe një vlerë e madhe për shqiptarët. Si nacionalist kroat u përndoq nga Mbretëria Jugosllave. Në vitin 1931 arriti të vizitojë Shqipërinë por një ditë pas kthimit në Kroaci u vra nga dora e forcave jugosllave në moshën 52 vjeçare duke lënë ende të papërfunduar shumë studime. Për vrasjen e Sufflay reaguan një numër i madh intelektualësh të kohës pasi vrasja e tij shkaktoi jehonë ndërkombëtare.

Artikulli paraprakALEKS GJOKA, HEKURPUNUESI ARTIST I LEZHËS
Artikulli tjetërSHTYPI I DITËS 30 JANAR 2023, ÇFARË SHKRUAJNË GAZETAT SOT