VENDIMI NË MBLEDHJEN E KLD-së, IKËN ARBËR ÇELA. Ndryshimet ne sistemin e drejtesise, kane perfshire edhe qarkun e Shkodres.
Qe prej se premtes ne krye te gjykates se shkodres, eshte nje tjeter drejtues, dhe vjen pikerisht nga togat e zeza te shkodres. Behet fjale per gjyqtarin Arben Zefi, I cili eshte emeruar kryetar I gjykates se shkalles se pare ne Shkoder. Vendimi eshte marre ne mbledhjen e KLD-se, gjate se premtes ne nje mbledhje me dyert te mbyllura. Arben Zefi vjen ne kete post drejtues te gjykates se Shkodres duke zevendesuar Arber Celen, I cili drejtoi kete institucion per gati 1 vit.
Arben Zefi, nuk eshte nje emer I panjohur per drejtesine ne Shkoder, pasi prej vitesh eshte pjese e trupes se gjyqtareve te Shkodres, me nje karriere te gjate ne togat e zeza, duke numeruar mijera vendime, ne gjykaten e shkalles se pare te Shkodres. Por nga ana tjeter, ai njihet edhe per vendimet e ngjarjeve te renda qe kane tronditur shkodren, duke qene kryetar I trupes gjykuese ndaj disa autoreve te vrasjeve te ndodhura ne qytetin e Shkodres, por edhe se fundmi me te arrestuarit e personave qe qelluan ne drejtim te helikopterit te ministrise se rendit ne operacionin anti droge ne Dukagjin. Megjithate, tashme gjykata e Shkodres, merr nje tjeter drejtim, e bazuar ashtu si ne raportin e KLD-se ne eksperiencen e gjyqtarit Arben Zefi, per te reformuar teresisht kete institucion te drejtesise ne Shkoder.