Aktivitetet për 200 vjetorin e lindjes të arbëreshit Françesko Andon Santori kanë vijuar me një koncert të zhvilluar tek kisha françeskane në Shkodër.
Arqipeshkëvi i dioqezës Shkodër-Pult monsinjor Angelo Massafra vlerëson figurën e arbëreshit Santori.
Në kishën françeskane u mabjt një koncert nga arbëreshët e ardhur nga Italia dhe kjo thotë arqipeshkëvi Massafra dëshmon dashurinë që ata kanë për kulturën shqiptare.
Të veshur me kostume tradicionale arbëreshët performuan pjesë të ndryshme.
Në Shkodër janë zhvilluar disa aktivitete për arbëreshin Françesko Andon Santori në nder të tij për kontributin që dha.