Një futbollist 20-vjeçar i Shënkollit ka dhunuar dje gjatë ndeshjes me Orikumin trajnerin dhe një futbollist të skuadrës kundërshtare. Pasi arbitri ka ndëshkuar me karton të kuq një nga lojtarët e Shënkollit, ka hyrë në fushë duke goditur me grushte lojtarin dhe trajnerin e skuadrës së Orikumit shtetasit A.V. dhe B.Sh. A. Z është prangosur me akuzën “Goditja e sportistit, trajnerit, apo arbitrit, ndërmjetësit sportiv”
Policia e Lezhës njofton gjithashtu se nga Komisariati i Kurbinit është arrestuar në flagrancë Xh.T., 55 vjeç, banues në Kurbin, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij shtetases A.T.
Ndërkohë që në Lezhë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit T.B., 27 vjeç, banues në fshatin Krajën, Lezhë, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, në rrugën dytësore Lezhë-Shkodër duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi.
Një tjetër është shpallur në kërkim në Mirditë. A.K.,39 vjeç, banues në Rrëshen, mbrëmjen e kaluar, ka goditur me sende të forta duke i shkaktuar dëmtime shtetasin K.M., 26 vjeç, banues në Rrëshen, i cili ndodhet në spitalin e Traumës, Tiranë.