Në kuadër të përballimit të fluksit të madh të kërkesave të emigrantëve gjatë muajit gusht për përfshirjen në procedurat e legalizimit apo për vazhdimin e tyre, dhe të proçesit të mbarëvajtjes së punës.
Aluizni ne Shkoder ka vene ne dispozicion te gjitha masat per te perballuar fluksin e qytetareve. Nje fakt i tille eshte bere me dije nga drejtori i Aluiznit ne Shkoder, Luan Harusha. I pyetur ne lidhje me legalizimet e zonave informale, Harusha shprehet se nje proces i tille do te permbyllet deri ne fund te vitit 2017. Nderkohe ne lidhjem e kete proces, Aluizni Shkoder, fton qytetaret qe kane banesat e tyre ne zonat informale, qe ti drejtohen ketij institucione per matjet apo informacionet e nevojshme ne menyre qe ky proces te ece ne rrugen e duhur. Aluizni, eshte vene ne dispozicion te qytetareve gjate kesaj periudhe duke shtyre orarin e punes deri ne oren 17:30, nderkohe qe zyrat e aluiznit do te jene te hapura edhe gjate diteve te shtuna ne menyre qe sherbimi qe i ofrohet qytetareve te mos mungoje.