Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino vizitoi ditën e sotme Shqipërinë. Numri një i organizatës futbollistike më të madhe në botë takoi edhe kryeministrin e vendit tonë, Edi Rama.
Rama ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku shkruan: “Me Presidentin e FIFA-s Gianni Infantino, një mik i mirë që na nderon sot me vizitën e skuadrës së tij, ku shkëlqen prania e legjendës së Interit, Youri Djorkaeff”.