1 shtatori është shoqëruar me një fluks te konsiderueshëm automjetesh ne sportelet e daljes te doganes se Muriqanit ne Shkodër.Shërbimet e Policisë kufitare shprehen se ritmi i automjeteve ka rene ndjeshëm me fillimin e muajit shtator ndryshe nga një jave me pare kur fluksi ka qene tejet i madh.

Ardhja e shtatorit dhe përfundimi i ditëve te pushimit ka bere qe mjaft emigrante te zgjedhin ketë pike per tu rikthyer ne vendet e tyre ku jetojne dhe punojne.Drejtuesit e mjeteve nenvizojne se sherbimi i shpejte ne sportele ka minimizuar ndjeshem pritjet.Sipas te dhenave qe na raporton policia kufitare e Muriqanit per tre ditet e fundit Gjate datave 29,30,31.08.2015, ne kete pike kane hyre gjithsej 2482 shtetas shqiptare dhe 793 mjete shqiptare, ndersa kane dale 7359 shtetas shqiptare dhe 2157 mjete shqiptare. Gjithashtu kane hyre gjithsej 9925 shtetas te huaj dhe 2707 mjete te huaja, ndersa kane dale 11502 shtetas te huaj dhe 3109 mjete te huaja.

Artikulli paraprakGRATË NJIHEN ME MARRËVESHJET EKONOMIKE ME BALLKANIN
Artikulli tjetërAKSION PASTRIMI MBETURINASH NË GUR TË ZI