Ish-Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani emërohet në post të rëndësishëm në Banken Qendrore të Malit të Zi.

Sipas raportimit të mediave malazeze, Bordi Drejtues i Bankës Qendrore të Malit të Zi në shtator të vitit të kaluar ka miratuar krijimin e Bordit Këshillues të Bankës Qendrore të Malit të Zi (CBCG) me 11 anëtarë, ndër të cilët është edhe Ardian Fullani.

Në të përditshmen Malazeze “Vijesti” shkruhet më konkretisht se:
“Guvernatori i Bankës Qëndrore të Malit të Zi (CBCG) Radoje Zhugiq ka vendosur si anëtar të Bordit Këshillues të Bankes,

ish guvernatorin e Bankës së Shqipërisë Arian Fullanin, i cili në shtetit e tij është shkarkuar dhe arrestuar sepse nga kasaforta e Bankës së Shqipërisë janë zhdukur 713 milionë lekë (6.63 milionë dollar amerikan).

A do e dëmton kredibilitetin e Bankës Qëndrore të Malit të Zi, shkaku se anëtari i Bordit Këshillues është ish-guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani i arrestuar, shkarkuar nga ai pozicion dhe i akuzuar për fshehje të 6.63 milionë dollarëve amerikan?”

Ka qenë kjo pyetje në të cilën guvernatori malazez Zhugiq për të përditshmen “Vijesti” nuk ka dashur të përgjigjet. Ndërsa siç raporton e përditëshmja “Vijesti” jo formalisht kanë marrë një përgjigje nga Sektori për marrëdhënie me publikun e cila thotë: “Nuk kemi kohë”.

Banka e Shqipërisë u përfshi nga një skandal i përmasave të pazakonta në vitin 2014, kur në bilancet e saj mungonin jo pak por 713 mln lekë të reja ose e 6.6 mln dollarë.

Mes të arrestuarve ishte edhe ish-Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani. Por Fullani u la i lirë me vendim të Gjykatës së Tiranës, edhe pse Prokuroria kërkoi 5 vite burg për të me akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Artikulli paraprakTENTOI TË VRISTE POLICËT, POR I BLLOKOHET ARMA, ARRESTOHET
Artikulli tjetërBASHA ULTIMATUM RAMËS: LARGOHU NGA QEVERIA PËRPARA DATËS 15 SHKURT