Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm Saimir Tahiri kanë inaguruar sot ambjentet e rikonstruktuara të godinës së ministrisë së Brendshme.

Risia e kësaj ndërtëse tashmë është “Muri i kujtesës”, një vend ku secili polic që ka rënë në krye të detyrës në përpjekje për ta bërë vendin tonë më të sigurtë për bashkëatdhetarët e vet, do të ketë yllin e tij. Në këtë mur janë gjithsej 264 yje, çka do të thotë 264 punonjës të policisë janë vrarë nëpër aksione. Ylli më i fundit i këtij muri, është ai i Adian Kodrës, efektivit të FNSH-së që u vra disa javë më parë në Torovicë të Lezhës. Kryeministri Rama e vendosi vetë simbolikisht këtë yll, ku shoqërohej nga të dy djemtë e efektivit të ndjerë. Ashtu siç premtoi në homazhet e efektivit Ardian Kodra, ministri Tahiri i bëri kërkese kreut të qeverisë për rritje pagash për policinë e shtetit. Rama iu përgjigj duke premtuar se do ta rishikonte këtë vendim, por tha se policët nuk do t’i kenë rrogat më të larta se mesuesit.

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprakSHKODËR, “IDENTITET URBAN” NË STACIONET E TRENIT
Artikulli tjetërVRAU GJOKË ARRËN, “ARREST ME BURG” PËR LUIGJ BLUDAJ