Ndeshja me Francën është pranë dhe njëkohësisht edhe faza përfundimtare e “Arenës Kombëtare”. Stadiumi i ndërtuar në gërmadhat e mitikut të vjetër “Qemal Stafa” ka marrë formën finale dhe tashmë është gati për të hapur dyert për sportdashësit.
Dueli i kualifikueseve të Euro 2020 mes Shqipërisë dhe Kampionëve të Botës është programuar të luhet në këtë stadium, me FSHF që ka zbuluar se gjithçka do të jetë gati për sfidën e 17 nëntorit.
Ndërkaq, përmes rrjetit social “Facebook”, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka shpërndarë fotografi të hyrjes së stadiumit.