KOMBËTARJA ANGLEZE VAZHDON TË MOS BIND ME LOJËN E SAJ.Dy finalistet e Kampionatit Botëror “Brazil 2014” zhvilluan një ndeshje miqësore, ku këtë herë Argjentina arriti një fitore 4-2 ndaj Gjermanisë. Trajneri i ri i Argjentinës, Gerardo Martino në ndeshjen e tij të parë në stolin e kësaj kombëtareje nuk pati në dispozicion Lionel Messi-n, por gjeti një Angle Di Maria të jashtëzakonshëm, i cili dhuroi tre asiste dhe shënoi një gol.
Në anët tjetër edhe Joachim Low hodhin në fushën e lojës një formacion krejtësisht të ndryshëm nga ai i finales së Rios. Këtë herë në krye të sulmit ishte Gomes, i cili shpërdoroi di rasteve të pastra për shënim në pjesën e parë, ku argjentinasit bënë të kundërtën, duke realizuar dy gola në po kaq raste, me Aguero dhe Lamela. Pjesa e dytë nisi me një ritëm të jashtëzakonshëm, ku në 7 minuta u shënuan plotë 3 gola. Argjentina e thelloi rezultatin në 4-0, me Fernandez dhe Di Marian, ndërsa Schurrle ngushtoi shifrat në 4-1. Low hodhi në fushën e lojës dy prej lojtarëve kuç në finale e botërorit, Muller dhe Goteze, i cili shënoi golin e dytë në minutën e 78, por vetëm kaq. Argjentina arriti një hakmarrje me 4 gola në Dusseldord
Kombëtarja angleze edhe pas botërorit vazhdon të mos bind me lojën e saj. Ata fituan 1-0 në një ndeshje miqësore ndaj Norvegjisë, me një gol të Wayne Rooney nga pika e penalltisë, por loja e tyre lë për të dëshiruar. Anglia në këtë miqësore ishte braktisur edhe nga një pjesë e mirë e tifozëve, si rrallë herë, në Wembley ishin të pranishëm rreth 40 mijë spektatorë. Ky është numri më i ulët që prej hapjes së stadiumit në vitin 2007.
Deri në minutën e 65, të dyja ekipet zhvilluan një ndeshje të mërzitshme pa ritëm dhe rrjedhimisht edhe pa raste. Vetëm Daniel Sturridge dhe Raheem Sterling ishin ata të cilët kërkonin të bëni diçka më ndryshe nga shokët e tyre. Autor i golit të vetëm në minutën e 68 të ndeshjes ishte kapiteni i ri i “3 luanëve”, Wayne Rooney, i cili ktheu në gol një 11-metërsh.