Argjentina e çmendur pas Lionel Messit. Nëse përpara Kupës së Botës, njerëzit e dashuronin si lojtar numrin 10, tashmë ata janë gati t’i besojnë edhe çelësat e zyrës më të rëndësishme të drejtimit të vendit, atë të presidentit.

Sipas një sondazhi të kryer ditët e fundit nga “RMC Sport”, 44% e të intervistuarve është gati t’ia besojë detyrën e presidentit të vendit sulmuesit të kombëtares, ndërsa 38% janë kundër e 18% janë përgjigjur “mund ta bëjë”.

Pak ditë pas finales së madhe, dashuria për Messin në Argjentinë sa vjen e rritet ndërsa në Katar, hoteli ku u akomodua “pleshti” e ka kthyer në dhomë muze B201-shin ku qëndroi numri 10. Një ide që sigurisht është më e realizueshme se sa Messi president i Argjentinës.

Artikulli paraprakSHBA: VENDI NËN PUSHTETIN E ACARIT, PLASIN VJEDHJET NË DYQANE E SHTËPI, RRITEN VIKTIMAT
Artikulli tjetërSPITALET GJERMANE MUND TË PËRBALLEN ME NJË VALË FALIMENTIMI