Brigjet e lumit Kir vijojne te perdoren si vend depozitimi per mbetje urbane dhe inerte te ndryshme.

Pamjet flasin qarte se si apelet e institucioneve vijojne te bien ne vesh te shurdhet pasi cdo dite mbi argjinaturen e ketij lumi, , shume prane banesave te lagjies “Skenderbeg” hidhen tonelata mbeturinash dhe inertesh te ndryshme duke krijuar nje situate mjaft problematike. Jane vete banoret e kesaj zone qe jashte kameras pohojne se mbetjet urbane dhe inertet e depozituara mbi kete argjinature deportohen nga qyteti duke e kthyer keshtu kete zone ne nje landfill mbeturinash . Rritja e numrit të këtyre banorëve ne kete ka ndikuar në shtimin e ndotjes por nga ana tjetër vetë ata janë të rrezikuar nga përhapja e ndonjë infeksioni të mundshëm, sidomos ne kete peridhe ku temperaturat shenojne rritje te ndjeshme. Nderkohe prezenca e mbeturinave, gërryerja e shtratit të këtij lumi dhe prania e inerteve kane ndikuar edhe ne devijimin e shtratit te lumit Kir duke dëmtuar ndjeshëm bazamentin e tij , e per pasoje duke rrezikuar seriozisht dhjetra banesa te zonave perrreth. Nderkaq Përballë kësaj situate të gjitha institucionet përgjegjëse tregohen indiferente edhe pse janë të vetëdijshme për dëmet që mund t’i shkaktojë ky lum qytetit të Shkodrës dhe banesave aty pranë.

Artikulli paraprakPËRFAQËSUESIT E UEFA MBËRRIJNË NË “LORO BORIÇI”
Artikulli tjetërRRUGA “ZABELEJ” PREJ VITESH E AMORTIZUAR