Argjinatura e lumit Kir vazhdon të përdoret si vend depozitimi per mbetjet urbane dhe inerte të ndryshme.

Pamjet tregojnë se si banorët që jetojnë përreth tregohen të papërgjegjshëm. Në Lumin Kir kjo situatë është mjaft problematike gjenden tonelata të tëra mbeturinash dhe mbetje inertesh. Për shkak të këtij fenomeni rrezikohen edhe sëmundje të ndryshme që banorët mund të marrin .

Ndërkohë ,prezenca e mbeturinave , gërryerja e shtratit të Lumit Kir është gjithnjë e më rrezikshme për shkak të shtëpijave dhe bizneseve që ndodhen në fshatin Bardhaj . Nga ana tjetër , përball kësaj situate të gjithë institucionet përgjegjëse tregohen indiferente edhe pse e dinë që dëmet që mund t’i shkaktoj lumi Kir banesave mund të jenë të parikuperueshme.

Artikulli paraprakRIKUALIFIKIMI URBAN I QËNDRËS NË VAU DEJËS
Artikulli tjetërHIQET KUJDESTARIA PËR PRINDIN DHUNUES