Një pjesë e madhe e banorëve që jetojnë në periferi të lagjes “Tre Heronjtë” të qytetit të Shkodrës detyrohen që mbetjet urbane dhe inerte ti hedhin çdo ditë mbi argjinaturën e luit Kir, kjo si pasojë e numrit tepër të ulët të koshave, por në disa raste edhe nga mungesa e përgjegjshmërisë qytetare. Përgjatë 2 kilometrave vijë breglumore, grumbujt e mbetjeve janë të pranishëm kudo, ndërsa deri tashmë, askush nuk është kujdesur për pastrimin e kësaj pjese mjaft të rëndësishme të qytetit.

Inerte të shumta hidhen çdo ditë edhe mbi shtratin e lumit, situatë e cilë mund të ketë pasoja gjatë muajve të dimrit, kohë kur niveli i këtij lumit rritet vazhdimisht.Të shumta kanë qenë rastet që qytetarët kanë raportuar në redaksinë e Star Plus depozitimin dhe djegien e këtyre mbetjeve, megjithatë nuk ka patur asnjë reagim nga ana e institucioneve.

Përballë kësaj situate të gjitha institucionet përgjegjëse tregohen indiferente edhe pse janë të vetëdijshme për dëmet që mund të shkaktojë ky lum në rastet kur fryhet në dimër . Ndotësit kryesor dhe shkaktarët e vetëm të kësaj masakre mjedisore janë banorët, por këta të fundit e justifikojnë këtë me faktin se në këtë vend nuk është kujtuar askush nga institucionet përgjegjëse që të vendosë kazanë për mbeturinat.

 

 

Artikulli paraprak109- VJETORI I LINDJES SË NËNË TEREZES
Artikulli tjetërSHKODËR, NIS RIKONSTRUKSIONI I RRUGËS “MUKEJ”