KRYEBASHKIAKU I PUKËS: TË TRASHËGUARA NGA QEVERISJA E RRUSTEM STRUGAJ. Borxhet e Bashkisë Pukë janë akumuluar vite më parë. Kreu i kësaj bashkie Beqir Arifaj sqaron situatën e fundit ku përmbarimi kërkon të bëjë sekuestro në këtë institucion duke thënë se përveçse borxhet janë në kohën kur ai nuk ishte në këtë detyrë, kjo është edhe një goditje politike që i bëhet atij.
Në këto 4 vite të drejtimit të Bashkisë Pukë, Arifaj shprehet se nuk ka qenë e mundur të shlyhen të gjitha borxhet për shkak të buxhetit të kufizuar. Kryebashkiaku Arifaj edhe përmes një sqarimi në faqen e tij në facebook bën publike një shkresë të firmosur nga ish-kryebashkiaku Rrustem Strugaj ku tregon se borxhi nga viti 2008 deri në 2011 ka qenë 97 milion lekë të vjetra si dhe flet për arritjet gjatë qeverisjes së tij.