Një studim i ri tregon se grupe të arinjve polarë janë duke lëvizur ngadalë drejt ishujve që gjenden në veri të Kanadasë, ku akulli në Arktik është duke u shkrirë.

Studimi i publikuar në revistën Plos One, është bazuar në ADN-në e marrë nga afro 2 mijë e 800 arinj polarë në vendet ku jetojnë, Shtete të Bashkuara, Rusi, Kanada, Grenlandë dhe Norvegji. Grupe të arinjve nga zona lindore e Arktikut në Kanada, nga zona detare e Groenlandës lindore si dhe nga Siberia, sipas studimit, janë duke lëvizur drejt arqipelagut kanadez i njohur edhe si arqipelagu Arktik. Që nga viti 1979 deri më 2010, zona e akullit në Arktik është zvogëluar për mbi 9 për qind çdo dekadë, kanë thënë hulumtuesit.

Artikulli paraprakDICKA E MADHE PO VJEN , MMV & MUMAJESI !!
Artikulli tjetërME APO PA MAKE-UP?