Duket një vit suksesi ky i sivjetshmi për hostelin e qendrës rinore “Arka” ne Shkodër. Turizmit te huaj ne metropolin verior prej kohesh i është shtuar ky komponent dhe mesa duket per vizitoret qofte transit apo ata javore kjo metode akomodimi është i parapëlqyer.
Përgjegjësi i hostelit pranë kësaj qendre shprehet se sezoni aktual veror ka pasur turiste nga vende te Europës perëndimore ndryshe nga sa jemi mësuar vitet e kaluara ne Shkodër ku shumica e tyre vinin nga vendet e lindjes.Hosteli “Arka” duket me i preferuari ne metropolin verior pasi kjo shihet qarte edhe tek blogjet e njohura si “Trip Advisor”.Hosteli i qendrës rinore “Arka” i instaluar ne pjesën me te bukur dhe antike te qytetit ne rrugën “Gjuhadol” ofron disa shërbime për turistet.Nga biçikletat me qera e deri tek guida turistike për te huajt qe vine për here te pare, hosteli u mundëson atyre lidhjet ose rrugët e transportit sipas interesimeve.